Sunday, November 24, 2024
spot_img

Vrasja e Liridonës! Pacolli: Jam i tronditur! Dy fëmijë janë pa nënë

- Advertisement -..

Ish-Presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli ka reaguar për vrasjen e Liridona Murselit. Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli shkruan se është i tronditur nga vrasja mizore e Liridonës, të cilën thekson se e ka njohur edhe personalisht. Teksa përgëzon Policinë për punën profesionale për zbulimin e rastit, Pacolli shkruan se kushdo që është mbrapa këtij akti, duhet të dalë para drejtësisë.

Sot, fëmijët dhe familja kanë varrosur Liridonën, një vajzë dhe nënë të re e cila u vra mizorisht. Jam ende i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës, të cilën e kam njohur personalisht. Sot dhe çdo ditë, lutjet dhe mendimet e mia janë me fëmijët dhe familjen e Liridonës. I përgezoj policinë e Kosovës për punën e madhe dhe profesionale që po bëjnë për zbulimin e rastit. Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër (akt i paparë në traditën tonë), duhet të dalë para drejtësisë dhe të merr dënimin maksimal për këtë.  Sot, dy fëmijë janë pa nënën e tyre, të cilës jeta u mor në rininë e saj. Jam ende i shokuar!.

Ndonëse hetimet nisën për identifikimin dhe kapjen e grabitësve, dinamika e ngjarjes ngre dyshime se Murseli mund të ketë ‘gisht’ në vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridonës.

Ai është vënë në pranga mbrëmjen e kësaj të premte, bashkë me një person tjetër të dyshuar. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja Liridona ka qenë në makinë bashkë me Naimin dhe dy fëmijët.

Fillimisht, autoritetet dyshuan se 33-vjeçarja është vrarë nga grabitësit, por që kjo duket se nuk është e vetmja pistë hetimi.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës. Liridona ishte në makinë me bashkëshortin dhe dy fëmijët, kur në afërsi të shtëpisë së saj në dalje të Prishtinës u sulmua me armë zjarri, ku mbeti e vrarë. Ndërsa, ish-këshilltari i Behgjet Pacollit, njëherësh bashkëshorti i saj, Naim Murseli dhe dy fëmijët shpëtuan.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X