Sunday, December 22, 2024
spot_img

Vrasja e Martin Canit/ “U zbuluan dy profile ADN-je!” Del rezultati i akt-ekspertimit të thikës së krimit

- Advertisement -..

Hetimet mbi vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani kanë zbardhur detaje të reja. Raportohet se akt-ekspertimi i thikës, e cila dyshohet të jetë përdorur në ngjarjen tragjike, ka identifikuar dy profile ADN-je. Një prej profileve përputhet me viktimën, Martin Cani, ndërsa profili i dytë përputhet me ADN-në e Lius Meçjas, i cili mbeti i plagosur gjatë incidentit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 18 tetorit, kur 14-vjeçari Martin Cani humbi jetën pasi u godit me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Konflikti mes dy të miturve nisi në oborrin e shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” dhe agravoi jashtë ambienteve të saj.

Pas goditjes, Cani u përpoq të kërkonte ndihmë, duke u drejtuar drejt shkollës, por humbi ndjenjat dhe u rrëzua në trotuar përballë saj. Ai ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Nga ky sherr mbeti i plagosur edhe shoku i ngushtë i viktimës, Lius Meçja, i cili nuk ndiqte të njëjtën shkollë, por stërvitej në të njëjtin klub futbolli me Martin Canin. Gjithashtu, vetë autori, Mario Përlleshaj, mori dëmtime në dorë gjatë përdorimit të thikës dhe u trajtua për disa ditë në një spital privat.

Policia dhe organet e drejtësisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa detajet e akt-ekspertimit pritet të luajnë një rol kyç në procesin gjyqësor kundër autorit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X