Friday, June 6, 2025
spot_img

Vrau bashkëshorten,mbahet gjyqi për Naim Murselin

- Advertisement -..

Sot në orën 13:00 në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të mbahet seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 29 nëntor 2023, ndërsa më 15 janar 2025 Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt. Sipas aktakuzës, vrasja ishte planifikuar nga Naim Murseli për shkak të çrregullimeve në marrëdhëniet martesore dhe familjare.

Fillimisht Murseli kishte folur me Kokallën, i cili nuk kishte pranuar ta kryente vetë vrasjen, por më pas kishte kontaktuar Plavën dhe e kishte lidhur me Murselin. Plava kishte pranuar ta kryente vrasjen kundrejt një pagese prej 30 mijë eurosh.

Arma me të cilën u krye vrasja ishte siguruar nga Murseli, i cili e kishte blerë për 280 euro nga Tom Dodaj dhe përmbante 20 fishekë. Në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli ishte deklaruar i pafajshëm, Granit Plava nuk ishte deklaruar rreth fajësisë, ndërsa Kushtrim Kokalla ka thënë se nuk deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen. I vetmi që kishte pranuar fajësinë ishte Tom Dodaj, i cili u dënua me 5 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X