Ai është padyshim “crushi” i parë i vajzave me rolet e tij në telenovelat meksiane. Bëhet fjalë për William Levy-in i cili së fundmi ka marrë vëmendjen e të gjithëve në një mbrëmje gala.
Një natë e veçantë u jetua në qytetin e Malaga Spanjë, në gala-në Starlite.
Aty u mblodhën shumë të njohur, me famë kombëtare dhe ndërkombëtare. Veprimtaria synoi të mblidhte para, që më vonë do të shkonin për projektet e bamirësisë.
Gala-ja Starlite, e organizuar nga vetë Antonio Banderas, po festonte edicionin e saj të 13-të. Pjesëmarrja e aktorit kuban 41-vjeçar nuk ishte e zakonshme dhe tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve.
Por nuk ishte për shkak të veshjeve të tij, që Leavy tërhoqi vëmendjen, por sepse tri puthje të aktorit u nxorën në ankand.
6 mijë, 10 mijë e deri në 12 mijë euro ishin ofertat e paraqitura për të marrë një puthje nga një prej burrave më tërheqës në botë dhe rastësisht për të ndihmuar në bamirësi.