Sunday, December 8, 2024
spot_img

Wow, pa fjalë! Përdor dorën në vend të kartës, ja si po vihet në punë mikroçipi i vendosur në trup

- Advertisement -..

Patrick Paumen shkakton bujë sa herë që paguan diçka në një dyqan apo restorant.

Kjo pasi 37-vjeçari nuk ka nevojë të përdorë kartën bankare apo celularin për të paguar. Në vend të kësaj, ai thjesht vendos dorën e majtë pranë “Pos-it” për të kryer veprimin dhe pagesa kalon në këtë mënyrë.

“Reagimet që marr nga arkëtarët janë të paçmueshme!”-thotë Paumen, një roje sigurie nga Holanda.

Ai është në gjendje të paguajë duke përdorur dorën e tij sepse në vitin 2019 atij i është injektuar një mikroçip pagese.

“Procedura dhemb po aq sa kur dikush ju shtrëngon lëkurën”-tha 37-vjeçari për mediat e huaja.

Çipi i Walletmor, peshon më pak se një gram dhe është pak më i madh se një kokërr orizi. Ai përbëhet nga një mikroçip të vogël dhe një antenë të mbyllur në një “biopolimer”, një material i ngjashëm me plastikën.

Raportohet se çipi është plotësisht i sigurt dhe se ka miratim rregullator, shkruan gazetashqip, ndërsa funksionon menjëherë pas implantimit. Gjithashtu nuk kërkon bateri ose burim tjetër energjie.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X