Xhani Demika është një personazh goxha i njohur për publikun por sidomos për artistat e estradës shqiptare. Së fundmi menaxheri i ‘vipave’ ka komentuar rreth fenomenit që shkaktoi shumë zhurmë në media, ‘Dubai Porta Potty’.
Sipas Xhanit në Shqipëri nuk ka njohur ndonjë vajzë deri më sot që të ketë qenë pjesë e saj dhe u shpreh se ndihet keq për femrat që u gjykuan në vendin tonë, sepse jo domosdoshmërisht duhet t’i hyjnë asaj ‘valleje’ që të udhëtojnë për në Dubai por mund t’i mbulojnë vetë shpenzimet e tyre.
“Njerëzit flasin, më vjen shumë keq që gjykohet gjinia femërore sepse kanë vajza që mund të kenë mundësitë e tyre, ka vajza që kanë dikë në krah që mund tjua mbuloj shpenzimet e tyre por s’kanë përse kryqëzohen, sepse jo çdokush që shkon atje mund të bëjë ato gjera me “sheikët” dhe nuk e di përse u bë kaq bujë kaq zhurmë”-u shpreh Xhani.
Gjithashtu ai nuk la pa prekur dhe skandalin më të fundit të modeles kosovare Arta Nitaj, me Youtube-rin britanik. Dhe përse nuk përmendi emra, Demika e cilësoi veprimin e Teddy Grey-t si diçka të ulët për një mashkull.
“Kam parë dhe këto lajmet e reja për vajzat nga Kosova edhe kjo është diçka shumë ulët kur një mashkull publikon mesazhet. Ul veten mashkulli në radhë të parë dhe në fund të fundit ti ske pse e pranon mor vlla dhe flirton me një vajzë që supozohet se ka kërkuar gjëra në shkëmbim këto më duken gjëra koti”- përfundoi ai.