Xheneta Fetahu ka reaguar për herë të parë pas daljes së saj nga Big Brother Vip Kosova.
Ajo ka vendosur të publikojë një foto, e cila është shkëputur nga periudha e qëndrimit të saj brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh” në Kosovë.
Në foto, ajo shihet e shtrirë në krevat, duke qarë. Kjo foto është “shkrepur” në kohën kur dhe Gjesti kishte lënë shtëpinë dhe finalistja e Big Brother Vip Kosova tregonte se sa shumë i mungonte ai.
KY postim mund të jetë një panoramë e asaj çfarë Xheneta ndjen aktualisht, pasi kujtojmë se Gjesti ndodhet në Big Brother Vip Albania dhe ka krijuar një afrimitet me Eglin.