Saturday, January 18, 2025
spot_img

Xumi bëhet xheloz për Eglin dhe Gjestin? “Më thuaj nuk të pëlqej… I shoh puçi, puçi”

- Advertisement -..

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, momentet pikante janë bërë të shumta, dhe këtë herë dyshja, Gjesti dhe Egli, kanë tërhequr vëmendjen me sjelljet e tyre të afërta.

Dita e sotme ishte e mbushur me biseda dhe përqafime, ndërsa “çifti” ka kaluar shumë kohë së bashku, duke bërë masazh, duke biseduar plot humor dhe duke shkruar fjalë në ballin e njëri-tjetrit.

Por këto momente intimiteti kanë shkaktuar xhelozi te Xumi, i cili është ndjerë i lënduar nga veprimet e dyshes.

Ai ka shprehur pakënaqësinë dhe keqardhjen tek Loredana dhe Jozi, duke e konsideruar të padrejtë sjelljen e Egli-t. Sipas Xumit, ai kishte marrë disa sinjale të gabuar nga Egli, e cila i kishte thënë se nuk ishte e interesuar për një lidhje, por më vonë i kishte dhënë shpresa, duke i thënë se “kurrë nuk thotë kurrë”. Xumi ka thënë:

Më thuaj nuk të pëlqej fare se sa s’dua lidhje këtu brenda. Më thoshte që ‘kurrë nuk them kurrë’, për më m’lënë një shpresë, por s’paska qenë për mua… Rri duke i parë puçi, puçi…

Tensionet mes Xumit dhe dyshes janë vetëm një nga shumë momentet që kanë mbushur ditët e fundit me drama dhe dinamika interesante.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X