- Advertisement -..
Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun Ylli Limani, sot feston ditën e tij të lindjes. Këtë shtator ai mbush plot 30 vjeç. Në “InstaStory-n” e këngëtarit u panë mjaft postime të cilat ishin urime që vinin nga miqtë dhe familjarët e tij.
Mirëpo postimi më i veçantë ishte një video e Yllit me mbesën.
“Dhurata më e mirë, Mara,” shkruan Limani, ndonëse shpesh e shpreh dashurinë e tij ndaj të voglës në rrjetet sociale.