Saturday, July 20, 2024
spot_img

Ylli televiziv i ‘Love Island’ arrestohet në aeroport

- Advertisement -..

Personazhi i programit të njohur televiziv në Britani “ Love Island”, Magdalena Sadlo, ka përfunduar në prangat e policisë. 29-vjeçarja është arrestuar duke trafikuar kokainë në një fluturim drejt Dubait, si pjesë e një karteli drogash që ka zhvendosur më shumë se 50 milionë paund.

Sadlo u arrestua në aeroportin e Londrës, Heathrow, në një operacion të gjerë antitrafik.

Mediat e huaja shkruajnë se Magdalena ka qenë pjesë e programit “Love Island” në vitin 2021. Ajo u ndalua nga oficerët e operacionit ‘Operation Matrix’ teksa donte të fluturonte nga Heathrow drejt Dubai me bagazhet te mbushura me droga. 29-vjeçarja është dërguar në paraburgim dhe pret gjyqin në vjeshtë.

Gjykata e Carlisle në veri të Britaisë deklaroi se:

“Magdalena ishte pjesë e një rrjeti të gjerë trafiku në miliona paundë, prej të cilit nëntë vetë ishin arrestuar këtë vit. Grupi trafikonte sasi të mëdha kokaine në Britani, para se të shpërndante brenda vendit me porosi e dërgesa të veçanta”

Policia u vu në gjurmë të bandës me anë të mesazheve në rrjetin WhatsApp ku përfshihej dhe Magdalena. Ky ishte një grup shpërndarjeje i stilit Amazon, me organizim dhe marketing të po atij niveli të lartë.

Në programin “Love Island”, Magdalena e përshkruante veten si spontane, apo bionde me vetë-besim të e cila mund të mbështetesh. Aty biondja ishte ngarkuar nga programacioni për të joshur meshkujt të ndaheshin nga partneret e tyre, para se të përjashtohej me votë nga konkurrentët.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X