Edukatorja Majlinda Dehima, e cila është nën hetim si e dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Keqtrajtimi i të miturve’, në polici ka deklaruar se e ka goditur vajzën 3-vjeçare, me vizore jo për ta dëmtuar, por për ta bindur që të marrë pjesë në mësim, teksa ka shtuar se vajza e vogël nuk e kishte vëmendjen dhe nuk përfshihej, ndryshe nga fëmijët e tjerë në klasë.
Mësohet se ajo ka pretenduar se e ka dërguar vajzën për të fjetur gjumë dhe më pas e vogla nuk ka pasur shqetësime. Sipas saj, 3-vjeçarja ka fjetur për rreth 2 orë e gjysmë dhe kur është zgjuar, i ka shprehur shqetësime se ndjente dhimbje.
Edukatorja thotë se e ka kuptuar se vajza kishte dëmtuar këmbën dhe pretendon se mund ta ketë dëmtuar tek krevati, pasi ka thënë se aty ka hapësira. Majlinda Dehima gjithashtu është shprehur se e ka vënë në dijeni drejtoreshën e kopshtit privat për rastin.
Zbardhet dëshmia e edukatores: E godita 3-vjeçaren se nuk bindej
- Advertisement -..