Tuesday, October 22, 2024
spot_img

Zbardhet dëshmia e Noizyt pasi i shpërthyen lokalin. Çfarë deklaroi ai para policisë

- Advertisement -..

Reperit të njohur Rigels Rajku i njohur me emrin e artit Noizy në orët e para të mëngjesit të sotëm iu vendos tritol në ambientet e lokalit të tij.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, ndërsa sipas policisë ngjarja ka ndodhur në orën 4.24 minuta në një butik të marrë me qira që rezulton në emër të babait të Noizyt.

Sipas News24 në dëshminë e tij, Noizy ka thënë se ka probleme vetëm me reperin Cvellio, me të cilin bëri sherr pardje, ku në një video u shfaq duke e goditur me grushte para lokalit të tij. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, teksa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori është drejt identifikimit.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 08.06.2022, rreth orës 04:24, në lagjen Nr.13, në një ambient (butik rrobash) të marrë me qira nga shtetasi B.R., ka  shpërthyer një sasi lënde eksplozive.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X