1. E dashura kontrolluese
Ajo është një nga ato lloje të dashurash që e dëshiron të dashurin e saj gjatë të gjithë kohës për vete. Ajo dëshiron të dijë se kur u zgjua, çfarë ka ngrënë për darkë, si dhe të gjitha mendimet!
Ajo është duke e ruajtur gjjithmonë sepse beson se po e tradhton. Paranoja e saj do ta detyrojë atë të gjejë mënyra për t’u futur fshehurazi në telefonin e partnerit për të kontrolluar nëse i keni bërë ‘like’ ndonjë postimi të modeleve të Instagramit, apo mos i ka shkruar ishi. Duhet të mendohesh një milion herë para se të fshehësh diçka prej saj, sepse në një mënyrë ose në një tjetër, ajo do ta zbulojë!

2. E dashura që flet pa pushim për partnerin
Ajo është një nga ato tipe “të bezdisshme” të dashurash që me lehtësi do të arrijnë ta përmendin të dashurin e tyre në çdo bisedë.
Sa herë që ajo shoqërohet me miqtë e saj, do ta shihni vazhdimisht duke dërguar mesazhe ose në telefon. Nëse shkoni me të në ndonjë ‘party’ , ajo do të zhduket, vetëm që ju të zbuloni se është ulur në një cep, duke folur me të dashurin e saj.
3. E dashura dedektive
Ajo është një Sherlock Holmes i vërtetë; nga ato lloje të dashurash që do të monitorojë çdo lëvizje të të dashurit do të bëhet dyshuese për çdo aktivitet. Ajo do të jetë skeptike nëse ktheheni në shtëpi të dehur dhe rrobat i mbajnë erë si parfumi të një gruaje tjetër. Mund të jetë një fragment i imagjinatës së saj paranojake, por ajo beson tek shprehja ‘better safe than sorry’.
4. E dashura emocionale
Ajo është një nga ato lloj të dashurash që është tepër emotive! Ajo ndoshta do të përlotet edhe me gjestin më të vogël të ëmbël drejtuar saj. Bëni një filxhan kafe për të një mëngjes dhe shikojeni të qajë me admirim dhe mirënjohje. Edhe argumenti më i parëndësishëm është më se i mjaftueshëm që ajo të shpërthejë menjëherë.