Monday, December 30, 2024
spot_img

Zbulohen emrat e parë të “Big Brother VIP”, kush janë personazhet e famshëm që kanë marrë ftesë për t’u bërë pjesë e shtëpisë

- Advertisement -..

Pa kaluar ende mirë fama e “Big Brother VIP 3”, duket se produksioni po përgatitet për një tjetër edicion.

Bëhet me dije se “Big Brother VIP 4” do të nisë brenda këtij viti, përkatësisht në muajin dhjetor.

Ndonëse në rrjet është përfolur se ky edicion do të jetë vetëm me VIP-a nga tri edicionet e para, ky projekt është zhvendosur në kohë.

Edhe këtë sezon do të kemi mundësi që të shohim personazhe që e kanë për herë të parë pjesëmarrjen në këtë edicion.

Në intervista të ndryshme, vetë artistët kanë pranuar se kanë marrë një ftesë për të qenë pjesë e këtij edicioni. I fundit mes tyre ishte reperi Cozman.

Në një intervistë dhënë ditët e fundit, ai e ka lënë evazive përgjigjen. Mes të tjerave, për pyetjen nëse e ka konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin e katërt të spektaklit, Cozman tha se ftesën e ka marrë më shumë se 5 herë, por e ka refuzuar.

“5 oferta kam refuzuar. “Big Brother Albania” dhe “Big Brother Kosova”, u shpreh reperi.

Shkak për refuzimin e tij ka qenë agjenda e ngjeshur që ai ka pasur. Por duket se edicioni i radhës mund të sjellë edhe një përgjigje pozitive. E teksa ende nuk dihet data se kur do të nisë “Big Brother VIP”, duket se është zbuluar banori i parë i shtëpisë së madhe.

I ftuar në emisionin “Top Arena”, Zerka pohoi pyetjen e moderatores Alesia Bami. “Ka zëra që thonë që t’i do të jesh banori i parë i ‘Big Brother VIP 4’”.

“Kjo është e vërtetë”, u përgjigj reperi, duke u shndërruar kështu në kryefjalën e mediave, si banori i parë i edicionit të katërt të “Big Brother”. Duket se tashmë Zerka është gati që publiku ta njoh me të gjitha ngjyrat e tij në këtë format kaq të dashur. Një tjetër emër që lakohet si pjesëmarrëse është edhe Enxhi Nasufi.

Moderatorja ka drejtuar “Post Big Brother” vitin e fundit, duke qenë më e familjarizuar me këtë format.

Pas eksperiencës së suksesshme në “Dancing with the Stars”, këngëtarja tashmë është gati për të provuar edhe këtë format.

Mbetet për t’u parë nëse Enxhi do ta pranojë ftesën dhe do të futet në garë për çmimin e madh.

Një tjetër emër i lakuar është edhe ai i Visjan Ukcenajt. Aktori, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e “Portokalli” është një ndër emrat e lakuar për të qenë pjesë e spektaklit. Si një personazh me shumë humor, por edhe ironi, jemi të sigurt që Visjani do ta gjente shpejt rrugën e suksesit në këtë realiti.

Nga ana tjetër, Cubi Metkaj ishte aktorja që vitin e shkuar u përfol gjatë si një konkurrente e mundshme.

Madje në ato muaj, vetë aktorja në deklaratat e saj linte të kuptohej se do të bëhej pjesë e lojës. Por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Natyrisht që edhe për Cubin ka pasur një ftesë, ndaj tashmë është në dorën e saj për të parë nëse do ta pranojë këtë herë ftesën për tu bërë pjesë e realiti për më shumë se 100 ditë.

Ishte pikërisht Aulona Musta, që në emisionin e saj “Natën me Aulonën”, u shpreh se, në bazë të disa burimeve të sigurta, këtë vit edicioni i BBV do të jetë shumë special.

“Big Brother All Stars” do të vendosë përballë fituesit e tre edicioneve, të cilët thuhet se e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. “Unë di një lajm nga disa burime që këtë vit ‘Big Brother 4’ do të jetë një ‘Big Brother All Stars’, ku do të hyjnë disa nga personazhet në të tre edicionet e tij dhe do të jenë ndër të gjithë emrat e tjerë, Luiz Ejlli, Ilir Shaqiri dhe Egla Ceno.

Të tre fituesit thuhet që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen”.

Gjithashtu, shtoi se përfliten edhe banorë të tjerë që do të jenë pjesë si Einxhel Shkira, Monika Lubonja dhe Drini Zeqo. Megjithatë, një projekt i tillë është ende duke u përgatitur nga produksioni, por me gjasa do të jetë “Big Brother 5”, ai që do të mbledhë të gjitha yjet e edicioneve të mëparshme.

Deri më tani, gjithçka që kemi mundur të mësojmë është se stafi është duke u përgatitur për të nisur një edicion të katërt, më herët se janari. Nëse gjithçka shkon mirë dhe brenda parashikimeve, “Big Brother 4” do të fillojë në dhjetor.

Sa i përket edicionit me yjet nga vitet e mëparshme, ideja është ende në fazën e diskutimeve, pasi stafi ende nuk ka nisur kontaktimin e konkurrentëve për të biseduar rreth kontratave të tyre.

Ajo që është e sigurt, është fakti se “Big Brother 5” do të jetë krejt ndryshe nga edicionet e mëparshme, ku yjet do të jenë pa diskutim të pranishëm gjithashtu.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X