Sara Hoxha ka shqetësuar fansat e Ledrit kur ditën e djeshme publikoi një foto duke zbuluar se Ledri ishte shtrirë në spital dhe po merrte serum.
Kjo bëri që fansat e shumtë të reperit vazhdimisht të interesoheshin për gjendjen e tij shëndetësore ndërsa reperi iu përgjigj duke publikuar këngën e re me Ardian Bujupin.
Sipas GazetaExpress nuk bëhej fjalë për ndonjē problem të madh shëndetësor.
“Ai ka marrë disa vitamina pasi që ka një mori koncertesh, diku rreth 70 brenda 50 ditëve. I duhen vitamina që të këtë shëndet të mirë dhe imunitet për ta përballuar orarin e ngjeshur”, ka thënë një burim afër reperit duke shtuar se kjo është një arsye e fortë që ai ta forcojë imunitetin dhe të përgatitet për koncertet e tij.