Vajza e Michelle dhe Barack Obama, Sasha Obama është fotografuar me të dashurin e ri, dy ditë pasi mamaja e saj konfirmoi se 20-vjeçarja është në një romancë.
DailyMail raporton se i dashurii saj i ri është djali i aktorit Clifton Powell, dhe një ish-yll basketbolli në kolegj, i cili tani punon si drejtor komercial për Nike dhe Peloton.
Çifti besohet se janë bashkuar pasi Sasha, u transferua në LA gushtin e kaluar pasi la studimet në Universitetin e Miçiganit.
Të martën, ish-Zonja e Parë, Michelle Obama dha një përditësim për vajzat e saj gjatë një paraqitjeje në Ellen Shoë, ku shprehu: “Ata i donin vëllezërit Jonas.Tani ata po sjellin djem të rritur në shtëpi.