Oriola Marashi dhe Eros Grezda ishin ndër çiftet më simpatike të showbizzit tonë. Por duket se kjo lidhje nuk zgjati shumë dhe çifti i dha fund pasi kaluan karantinën së bashku.
Teksa për jetën private të modeles nuk dihet asgjë, futbollisti është hedhur në krahët e një tjetër modeleje. Kohëve të fundit është përfolur se futbollisti ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij me modelen spanjolle.
Modelja Nicole së fundmi ka publikuar një fotografi me futbollistin, duke konfirmuar kështu zërat për një lidhje të mundshme mes tyre.
Nga ana tjetër, futbollisti është shfaqur më i tërhequr nga zhurma mediatike, duke preferuar të mos prononcohet rreth lidhjes me bukuroshen spanjolle.
Lidhja e dashurisë mes Oriola Marashit dhe Eros Grezdës ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.
Dyshja i dha fund pikërisht për shkak të xhelozisë nga ana e futbollistit. Grezda ishte ai që përpiqej ta largonte Oriolën nga modelingu, duke sjellë kështu probleme në çift. Gjatë një intervistë për “Sport Magazine”, ai ka treguar se gjithmonë e ka bezdisur ky fakt pasi flitej për lidhjen e tij dhe jo karrierën.