Wednesday, September 25, 2024
spot_img

Zbulohet vendodhja ku do të mbahet “Sunny Hill Festival 2022” në Tiranë

- Advertisement -..

Lajmi kryesor i ditëve të fundit ka qenë: Sunny Hill Festival do organizohet në Tiranë këtë vit dhe jo në Prishtinë.

Prej vitesh i organizuar në kryeqytetin e Kosovës, festivali u bë i ditur se u anulua për shkak të vonesave në dhënien e pronës për shfrytëzim në Bërnicë. Në këtë situatë, Tirana do të jetë mikëpritsja e këtij eventi të rëndësishëm. Në një intervistë së fundmi për T7, Shapat Begolli, anëtar i ekipit administrativ të festivalit ka bërë me dije edhe lokacionin ekzakt, ku do të vendoset skena e madhe e “Sunny Hill”.

Ai tregoi se festivali do të zhvillohet në parkun pranë liqenit artificial. Organizatori Begolli ndër të tjera tregoi se ai është vendi i përshtatshëm dhe bashkia e Tiranës është zotuar që të marrë masat që festivali të mbahet aty.

“Është park, mirëpo atje është shumë më i madh sesa Gërmia. Si është kryer edicioni i vitit 2019, ne kemi kërkuar hapësirë të përshtatshme sepse festivali po rritej. Po të mbahej sot, Gërmia nuk do të na zinte”, është shprehur Begolli.

Ndonëse Shpati u shpreh se ai do të dëshironte të mbahej edhe në Prishtinë edhe në Tiranë.

Ju kujtojmë që lajmi për zhvillimin e Sunny Hill në Tiranë është konfirmuar fillimisht në faqen zyrtare të Festivalit në Instagram, ku shkruhej:

“E njëjtat data, e njëjta përvojë e bukur, vendndodhja e ndryshme!

Këtë gusht (për shkak të vonesave nga autoritetet në sigurimin e licencave të nevojshme për vendndodhjen), jemi të detyruar të shkojmë në Tiranë.

Ne duam të informojmë të gjithë ata që kanë blerë bileta se biletat e tyre janë të vlefshme për Sunny Hill Festival 2022 – Tirana Edition, ndërsa ata që nuk mund të marrin pjesë në Festivalin në Tiranë, do të mund të rimbursojnë biletat e tyre. (Dritarja e rimbursimit do të hapet nga 1 korriku deri më 15 korrik.

Më shumë detaje dhe udhëzime do të jepen në ditët në vijim.)

Tiranë,po vijmë!”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X