Friday, March 28, 2025
spot_img

Zhaku bëhet nënë për herë të parë, publikon foton e ëmbël me të birin nga spitali

- Advertisement -..

Zhaku, emri i vërtetë i të cilës është Inida Kreuz, është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ka dhënë vetë artistja me një foto të publikuar në Instagram ku shfaqet duke mbajtur në krahë vogëlushin e porsalindur. Inida nuk ka shkruar asgjë krah postimit pasi foto kaq e ëmbël flet vetë.

Ajo nuk ka shkruar asgjë krah fotos por muaj më parë në një intervistë zbuloi se djalin do e quante Amon që është një emër mbreti hebre.

“Christiani e ka një gocë dhe e donte çun. Edhe unë çun e doja se me çunat më ka ecur më mirë muhabeti. Emrin e kemi menduar dhe do ia vendosim Amon. Emër i vjetër hebre i një mbreti dhe më pëlqen sepse tingëllon shumë bukur. Është shumë i thjeshtë.”- zbuloi ajo.

Artistja është martuar me partnerin e saj gjerman, Christian Kreuz, i cili është gjithashtu muzikant.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X