Monday, December 23, 2024
spot_img

Zhgënjimi i dashurisë / Këshilla për ta kapërcyer atë

- Advertisement -..

Në jetë, për fat të keq, ne njohim shumë zhgënjime në punë,në miqësi dhe nuk bën përjashtim as dashuria. Kjo ndjenjë sa e bukur aq edhe komplekse mbart me vete emocione të forta, momente të paharrueshme por edhe zhgënjime.

Ju mund të përjetoni një zhgënjim të dashurisë për arsyet më të ndryshme: nga tradhëria, papajtueshmëria e vlerave, karakterit dhe objektivave për të ardhmen deri në një ndjenjë të pakërkuar ose, thjesht, ne jemi të zhgënjyer sepse e kuptojmë se personi që kishim pranë, në të vërtetë, nuk ishte i duhuri.

Cilado qoftë motivi, një zhgënjim në dashuri të dhemb, madje edhe shumë.

Dalja nga ato muaj trishtimi nuk është e lehtë, por me disa masa paraprake të gjithë mund ta bëjnë atë. Ne ju sugjerojmë të ndiqni këto hapa për ta kaluar më lehtë zhgënjimin.

Lëreni personin tjetër të shkojë

Cilado qoftë arsyeja që çoi në ndërprerjen e marrëdhënies tuaj, mbase që zgjati me vite, këshilla e parë që ju japim është të lini partnerin tuaj të shkojë. Qëndrimi kokëfortë së bashku është një dhimbje për të dy.Provo të harrosh dhe lëshosh njerëzit që dolën të gabuar për ty.

Lironi emocionet tuaja

Lëreni veten të shkojë sipas rrjedhës: qani, lëshoni lotët tuaj, mos kini frikë të përballeni me trishtimin dhe jepni vetes gjatë gjithë kohës që ju duhet të pajtoheni me ndërprerjen e marrëdhënies tuaj. Në fakt, për të dalë nga një zhgënjim dashurie, nuk ka ndonjë afat të saktë. Mund të duhet disa javë si dhe një nja dy muaj. Nuk ka nxitim, respektoni kohën tuaj për t’u përpjekur të ndiheni mirë përsëri. Mjafton që zhgënjimin mos ta merrni parësorë,largoni vëmendjen nga çka ndodhur dhe përqëndrohuni te gjerat që ju bejnë mirë sepse sa më shumë të qani zhgënjimin aq më shumë zgjatë pranë jush trishtimi.

Merruni me aktivitete kreative

Pasi të keni hequr qafe lotët dhe dhimbjen, është koha për fazën ku duhet të filloni kujdesu përsëri për veten tënde. Cilado qoftë hobi juaj, kjo është koha e duhur për t’i praktikuar ato, gjithashtu aktivitete që ju mbajnë mendjen të zënë dhe ju tërheqin vëmendjen nga e dhimbshmja. Pëqëndrohuni te e tashmja juaj dhe planet e së ardhmes që keni lënë pas dore.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X