- Advertisement -..
Me nderime të veçanta është përcjellë sot për në banesën e fundit ish-Presidenti Bujar Nishani.
Djali i tij teksa i dridheshin duart falenderoi të gjithë të pranishmit që iu bashkuan dhimbjes së tyre.
Djali i Bujar Nishanit: Të nderuar personalitete, miq të pranishëm, ju falenderoj që keni qenë të pranishëm për të na lehtësuar dhimbjen. Im atë me 3 gjëra nuk bënte kurrë kompromis, për familjen, zotin dhe atdheun, familja i jep sot lamtumirën busullës së saj, atdheu shtetarit dhe Zotit i shtohet një ëngjëll.