Saturday, November 23, 2024
spot_img

Zbulohen emrat e parë / Ftesat e personazheve që janë ftuar për t’u bërë pjesë e “Big Brother Vip 2”

- Advertisement -..

Ndonëse është ende herët, “Big Brother” po pritet me një interes të madh nga publiku. Pas suksesit të edicionit të parë, tashmë sytë e gjithë publikut janë përqendruar tek edicioni i dytë, që pritet të nisë në fund të vitit apo në nisje të vitit të ardhshëm. Deri atëherë, të shumtë do të jenë emrat që do të përfliten si konkurrentë për t’u bërë pjesë e lojës.

E ndërkohë stafi ka nisur që tani takimet e para për të përzgjedhur një kast, që pritet të jetë tejet e spikatur. Një postim pak ditë më parë nga Arbana Osmani në rrjetet sociale ka marrë gjithë vëmendjen e ndjekësve. Dhe këtë herë nuk lidhet me të, por me aktorin e njohur shqiptar Blerim Destani. Moderatorja ka ndarë një foto në “Instagram”, ku shihet me Blerimin dhe krah saj shkruan se po flasin për filma dhe për fëmijë.

“Duke folur për filmat… dhe fëmijët”, ka shkruar Arbana duke e shoqëruar edhe me një emoji duke shkelur syrin. Të gjithëve iu ka bërë përshtypje fakti që Arbana ka shkruar se po flasin për fëmijët dhe emoji i përdorur. Në mediat sociale janë ngritur menjëherë dyshimet se mos vallë aktori është bërë baba në fshehtësi? Ai është i rezervuar për sa i përket jetës private, por këto fjalët e Arbanës janë paska dyshuese.

Megjithatë, dinamikat e tij mund të ndryshojnë, nëse aktori do të bëhet pjesë e shtëpisë së “Big Brother”. Nga ana tjetër një ftesë ka shkuar edhe për supermodelen, Oriola Marashi. Bukuroshja është ftuar edhe vitin e shkuar për të qenë pjesë e shtëpisë së famshme, por e kushtëzuar nga angazhimet ndërkombëtare, Ori ka refuzuar ftesën.

Ndërkohë që këtë vit ajo ka marrë më shumë kohë për të dhënë një përgjigje. Duke qenë një ndër modelet më seksi, pjesëmarrja e saj në format do të ndizte temperaturat brenda lojës.

Por formati do të bëhej më interesant nëse do t’i përgjigjej me “Po” ftesës për të qenë pjesë e “Big Brother” edhe Kejvina Kthella. Modelja, e cila dikur ka qenë shumë mike me Oriolën, tashmë e kanë prishur këtë raport. Fillimisht është vënë re se dy modelet nuk ndiqen më në “Instagram”.

Një ftesë ka shkuar edhe për Era Istrefin, e cila deri më tani e ka refuzuar ftesën për t’u bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother”. Megjithatë, nëse këngëtarja e famshme do të ketë një vendim të dytë do të na duhet të presim në sezonin e ardhshëm. Aktualisht, Era është e fokusuar të ringrejë edhe njëherë famën e saj ndërkombëtare, ndaj edhe pjesëmarrja prej 100 ditësh në këtë format nuk është ajo çfarë i duhet artistet.

Një “Jo” ka marrë produksioni edhe nga Vin Veli. Ish-partneri i Bora Zemanit është riftuar për të qenë pjesë e “Big Brother”, por duket se ai ka vendosur të heqë dorë nga fama e këtij formati, duke zgjedhur kështu të qëndrojë larg zhurmës mediatike që historia e ish-së dashurës së tij ka shkaktuar.

Por Sara Hoxha është ende në dilema për pjesëmarrjen, duke iu angazhuar maksimalisht vajzës së çiftit, Poem Blu si dhe angazhimeve të tjera që ajo ka.

Ndërkohë edhe Atdheu, një personazh i dalë nga “Përputhen” po mendohet që do të jetë pjesë e “Big Brother”. Ish-konkurrenti ka refuzuar ftesën e “Kepi i Tundimeve”, ndoshta duke preferuar që të shijojë një tjetër reality. Kohët e fundit, Atdheu ka qenë i tërhequr nga mediat, duke preferuar të qëndrojë në heshtje, ndoshta duke përgatitur veten për reality 100 ditësh.

Nga ana tjetër, Fjoralba Ponari e ka refuzuar ftesën për të qenë pjesë e “Big Brother 2”. Vetë moderatorja e “Portokalli” në rrjetet sociale është përgjigjur nëse do të pranonte të bëhej pjesë e lojës dhe duket se veç përgjigjes negative, ajo ka shpjeguar edhe arsyet e këtij vendimi. “Jo, shumë e angazhuar dhe aktive në të përditshmen time”.

Ndërkohë për të zbuluar të tjera detaje nga ky edicion, që pritet të ketë ndryshime të mëdha, do të na duhet të presim disa muaj, duke qëndruar ‘në gatishmëri’ për të zbuluar të tjerë emra që do të bëhen pjesë e lojës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X