Andresa Ambrosio është një nga personazhet më të dashur të ekranit teksa e shohim çdo të diel në emisionin ‘E diela shqiptare’. Prej më shumë se 12 vite tashmë, Andresa është pjesë e emisionit në krahë të Ardit Gjebreas.
Ditën e sotmë modelja ka zbuluar do të bëhet nënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e bëri të ditur vetë ajo teksa transmetohej loja “Telebingo Shqiptare”.
Ishte një telefonuese që e pyeti bukuroshen gjatë lojës, nëse është në pritje të ëmbël. Andresa kishte veshur një fustan të gjerë me lule ku në pah dukej barku i rrumbullakosur.
E teksa nuk e mohoi aspak, Andresa u përgjigj: “Zonja ka të drejtë”. Ndërsa Arditi shkoi ta përqafonte modelen për konfirmimin e lajmit të ëmbël.