Cllevio u tërhoq nga sherri i shumë përfolur me Noizyn. Ai bëri një falje publike ditën e djeshme drejtuar Noizyt. Dhe i shpejt ka qenë përgjigja e Noizyt rreth kësaj falje publike.
Në një status në rrjetet sociale Noizy shkruan se Cllevio përmes live të tij argëtonte thjesht fëmijët dhe ata që ai i quan njerëz me smirë. Ai i thotë të harxhojë energjinë duke bërë art dhe këngë. Mes rreshtash Noizy shton se nuk ka nevojë të kërkojë falje por të përmirësohet, respektojë dhe dojë veten.
“Uroj të qetësohesh sepse përveç vetes dhe tënde ke marrë në qafë gjithë familjen dhe miqtë e tu të afërt që thua se i do shumë. Janë shumë me zemër të ngrirë se çfarë do broçkollisësh ti në live e radhës duke argëtuar kalamajtë dhe njerëzit me smirë në Internet. Sepse të jesh i sigurt që njerëzit e mëdhenj dhe të hajrit nuk të ndjekin kur ti vetëm shan dhe ofendon. E di pse? Se nuk është ndonjë gjë e bukur dhe e rrallë. A ke mundësI të bësh art? Pasi dy këngë tu bënë të famshme. Harxhoje energjinë për të bërë diçka të hajrit sepse ato që ke bërë deri tani janë për të argëtuar kalamajtë dhe idiotat që gëzon kjo tokë. Nuk ka nevojë të kërkosh falje, por ka nevojë të përmirësohesh, respektosh dhe duash veten. Asnjë nuk është krenar me sjelljet e tua. Bëj një plan ditor, javor, mujor, vjetor dhe mundohu tu rrish korrekt. Ha shëndetshëm dhe shko në palestër. Mos rri në live sepse ato janë për të lënë njerëzit duke parë ekranin e një telefoni. Bota ka më shumë se Instagram dhe TikTok. Rregullo veten, djal i ri”– shkruan Noizy.
Noizy thotë se ende nuk ka besim te ai por shton: “Gjithsesi shohim, të jesh mirë”.
Pas lirimit nga burgu tre ditë më parë Cllevio u arrestua sërish paraditen e sotme. U tha se shkak këtë herë kanë qenë ofendimet dhe kërcënimet e vazhdueshme në rrjetet sociale që nga momenti kur la qelinë. Nga ana tjetër, Cllevio tha se ishte babai i Noizyt ai që e kishte çuar në polici ku edhe e priste për një marrëveshje.