Saturday, November 23, 2024
spot_img

Së shpejti dokumentari i ri që do na njohë me Dianën ‘e vërtetë’

- Advertisement -..

Njëzet e pesë vjet pas vdekjes së Princeshës Diana, “The Princess” është gati të publikohet, një dokumentar i ri që rindërton jetën e saj – nga martesa me Charles në korrik 1981 deri në aksidentin tragjik në të cilin humbi jetën në Paris në 1997 – përmes imazheve dhe pamjeve arkivore të shkrepura ekskluzivisht nga paparacët, gazetat dhe njerëzit e thjeshtë. Një mënyrë e re që na lejon ta vëzhgojmë dhe ta shohim atë ndryshe, sikur të ishim atje, disa hapa larg saj. Dhe në të njëjtën kohë për të mësuar se cilat ishin ndjenjat dhe qëndrimet e mediave, familjes mbretërore dhe publikut ndaj tij. Me regji nga britaniku Ed Perkins, dokumentari do të jetë i disponueshëm në Itali duke filluar nga 31 gushti, ditën kur Lady D humbi jetën në Paris, së bashku me Dodi Al-Fayed, në 1997, kurse në SHBA do publikohet më 13 gusht. Ndërkohë, HBO publikoi trailerin e dokumentarit.

Videoja fillon me intervistën me Charles dhe Dianën e bërë në vitin 1981 me rastin e fejesës së tyre zyrtare. Të dy pyeten se çfarë përshtypje reciproke patën gjatë takimit të tyre të parë. “Më kujtohet që mendoja se ajo ishte një gjashtëmbëdhjetë vjeçare shumë e gëzuar, qesharake dhe tërheqëse,” përgjigjet Princi Charles. Më pas, duke iu kthyer Dianës: “Nuk e di çfarë mendove ti për mua…”. “Më tepër isha e habitur,” përgjigjet ajo duke qeshur. Nëpërmjet klipeve të tjera më pas shfaqet interesimi intensiv i publikut ndaj Dianës: paparacët e ndjekin, turma e rrethon. Dhe Charles gradualisht fillon të kuptojë, siç komenton një gazetar i kohës, se “të gjithë e duan gruan e tij”. Traileri përfshin foto të Dianës, e cila, e acaruar nga paparacët, prek një aparat fotografik me njërën dorë; pamjet e zjarrit të vitit 1992 në Kështjellën Windsor; imazhet prekëse të princave William dhe Harry në funeralin e nënës së tyre. Në fund shohim Charles duke folur me William të vogël. Ndërsa princi shikon përmes objektivit të një videokamere, babai i tij i thotë: “Njerëzit atje, shikojini ata … të bllokuar”. Diana e shikon skenën e zymtë.

Dokumentari na tregon evolucionin e princeshës, gjithnjë e më shumë e bllokuar në një martesë të palumtur dhe në një institucion që e përjetoi praninë e saj si një të huaj: “Kur vendos një person modern në një institucion të lashtë, të gjithë dalin të shkatërruar”, komenton një folës i kohës kur bëhet publik lajmi për divorcin e Charles dhe Dianës. Lajm që, siç tregon Princesha, shkaktoi histerinë e mediave dhe njerëzve të thjeshtë. “Ne e kuptuam se përdorimi vetëm në materialin arkivor pa zë narrativ, pa interpretim, na lejoi të përballeshim me Dianën në një mënyrë të re”, tha Ed Perkins për ‘Corriere della Sera’. “Kam lexuar gjithçka që është shkruar për të, kam folur me njerëz që e kanë njohur ose kanë rënë në kontakt me të. Dhe pastaj kërkova burime arkivore ndërkombëtare si dhe rajonale këtu në Mbretërinë e Bashkuar. Dhe në fund zbuluam mijëra materiale, duke qenë personi më i filmuar dhe më i fotografuar për dy dekada. Shikoja 8-12 orë arkivë të papërpunuar çdo ditë duke kërkuar ato “momente të vogla delikate”, ato momente të vogla zbuluese të princeshës së vërtetë”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X