Egli Tako ka vendosur të shuajë kuriozitetin e ndjekësve duke i lejuar t’i bëjnë pyetje dhe sigurisht shumica kanë qenë për jetën e saj personale. Duke qenë se këngëtarja kohët e fundit nuk është parë shpesh në shoqërinë e Olsi Bylykut, ndjekësit e kanë pyetur nëse ka ndodhur ndonjë zënkë mes tyre. Por Egli ka sqaruar se nuk ka ndodhur diçka e tillë dhe nuk kanë pasur shumë kohë për shkak të angazhimeve të shumta të Olsit.
“Olsi po xhiron filmin e tij të ri, punë kolosale. Ndaj nuk po kalojmë shumë kohë bashkë. Faleminderit që interesoheni”, u përgjigj Egli.
Ajo sqaroi edhe lajmet për shtatzëninë duke thënë: “Kemi arritur në një pikë që më vjen për të qeshur sinqerisht” dhe shtoi se në të ardhmen dëshiron të ketë dy ose tre fëmijë.