Prej ditësh Mozzik dhe Efi na kanë treguar se do sjellin një videoklip. Ose më konlretisht, Efi do jetë protagoniste në videoklipin e reperit që publikohet më 2 mars.
Gjatë kësaj kohe ata kanë publikuar disa video bashkë në mediat sociale. Mirëpo, vëmendjen na e tërhoqi një postim i publikuar nga Mozzik ditën e sotme. Ai ka regjistruar një video të Efit me një efekt TikTok-u në të cilin shkruhet “I love hot dads”, në shqip “I dua baballarët hot”.
Siç do thoshin shumë në komente “awkward”, po…
Por, theksojmë se Efi ka rrëfyer se është në një lidhje dashurie në “Big Brother VIP” dhe ka folur disa herë për partnerin e saj. Duke mos dhënë shumë detaje ajo ka rrëfyer se partneri i saj është ekonomist. Efi ka deklaruar se qetësia e partnerit e ka bërë për vete që në fillim dhe se ai i nxjerr anën e saj më të mirë.
Sa për Mozzik, me ato që ia ka deklaruar, është beqar.