Për të gjithë ju që mezi po e prisnit, sapo është publikuar traileri për sezonin e tretë të ‘reality show’-t “The Kardashians”. Sezoni i ri premton shumë ‘drama’, lot, dashuri por dhe rrëfime të pathëna më parë.
Khloe Kardashian thekson se do të donte t’u thoshte fansave se do të jetë një sezon relaksues, por fatkeqësisht ka shumë dramë.
Disa nga pikat kryesore përfshijnë: Kim Kardashian që shpërthen në lot pasi i bërtiti dikujt jashtë kamerës, rikthimi i Scott Disick dhe Kourtney Kardashian duke u ankuar për ‘besnikëri’.
Kris Jenner ndau klipin me mbishkrimin: “Sezoni 3 i The Kardashians premierë më 25 maj në Hulu”.
“Do të doja t’ju thoja se ky do të jetë një sezon i butë, relaksues, i qetë… por nuk është”, tha Khloe në një intervistë. Ajo shihet e veshur me një kostum ngjyrë gri të hapur teksa është ulur në një divan.
Në të kaluarën, ka pasur shumë rrëfime për ish-partnerin e saj, Tristan Thompson, me të cilin ka dy fëmijë: vajzën True dhe një djalë.
“Nuk ka asnjë ndjenjë besnikërie”, thotë motra tjetër Kourtney.
Kujtojmë se këtë sezon do rikthehet edhe ish- partneri i Kourtney, Sccot Disic. Në të shkuarën, Kourtney e ka bërë të qartë se nuk ndihet rehat që çështjet e Scottit janë një temë bisede kur bëhet fjalë për të dhe bashkëshortin e ri, Travis Barker.
Nga ana tjetër, Kylie Jenner tregon për një histori të problemeve shëndetësore që lidhen me ankthin. Kylie Jenner po ashtu thotë në serial se duhet të bëjnë më shumë punë bamirësie.
“Ne kemi ndikim të madh, çfarë po bëjmë me fuqinë tonë?”, komenton themeluesja e “Kylie Cosmetics”.
Na mbetet të shohim se çfarë do zbulojnë më shumë motrat Kardashians.