Ndërkohë që emisioni i binjakëve Veshaj trasmetohet sot Donaldi ka shfrytëzuar rastin për të dhënë informacion mbi aksidentin me motorr që ndodhi para disa ditësh.
Kujtojmë që lajmi fillimisht doli se ishte Donaldi që ishte aksidentuar me motorr, ky aludim doli sepse ndjekësit kishin parë Donaldin shpesh me motorrin që u aksidentua. Por më pas u konfirmua që i aksidentuari ishte vëllai i vogël i tij Marjo.
Gjatë intervistës me të ftuarin e parë për këtë javë Sokol Balla, Donaldi përfitoi nga rasti për të bërë një deklaratë mbi aksidentin e ndodhur.
Vëllai im i vogël Marjo pësoi një aksident me motorr por për fat të mirë është shumë mirë . Sepse portalet aluduan se isha unë por jo,ishte vëllai im Marjo dhe fal Zotit është mirë. -tha ai