Sunday, December 7, 2025
spot_img

Latest Posts

Përfundon gjyqi mes Johnny Depp dhe Amber Heard

Gjyqi për shpifje mes Johnny Depp dhe Amber Heard përfundoi të premten, dyja palët dhanë argumentet përmbyllëse pas seancave shtatëjavore që kanë tërhequr vëmendjen e gjithë publikut.

Avokatët e të dyja palëve paraqitën argumente  përfundimtare në sallën e gjyqit në Virxhinia gjatë seancës së djeshme, e cila ishte e fundit.

Shtatë juristët e përzgjedhur për gjyqin kaluan disa orë për të diskutuar, por nuk dhanë një vendim.

Gjykatësja Penney Azcarate tha se bisedimet do të rinisin sërish të martën. Për momentin, është e paqartë se kur do të arrijnë juristët në një vendim pasi nuk është komunikuar ende një datë. Por verdikti nuk pritet deri në fund të muajit apo në fillim të qershorit për shkak të sasisë së provave që janë dhënë.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X