Saturday, December 6, 2025
spot_img

Latest Posts

Tragjedi në Maliq: 45-vjeçari humb jetën në mënyrë makabre

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm zonën e Maliqit, ku një 45-vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Palasë. Sipas informacioneve të para nga policia, viktima është gjetur i varur në kangjellat e murit rrethues të një banese private.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se 45-vjeçari ka tentuar të hyjë në oborrin e shtëpisë, e cila nuk ishte e tij, duke kaluar nga muri. Në momentin që ka tentuar të kalojë, bluza që kishte veshur i është kapur në kangjella, duke i bllokuar frymëmarrjen. Për pasojë, ai ka humbur jetën në vend.

Hetuesit po verifikojnë pistën se viktima mund të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes, gjë që mund të ketë ndikuar në humbjen e ekuilibrit dhe në pamundësinë për t’u çliruar.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së Maliqit dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave. Trupi i pajetë është dërguar në morg për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore.

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një aksident tragjik apo nëse fshihet ndonjë rrethanë tjetër që mund të ketë çuar në vdekjen e 45-vjeçarit.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X