Lajmi i mirë për shumë njerëz, i keq për të tjerë: Sunny Hill Festival do organizohet në Tiranë këtë vit dhe jo në Prishtinë.
Themeluesi i “Sunny Hill”, Dukagjin Lipa, babai i Duas, u ka dërguar një letër të hapur krerëve të shtetit e jo vetëm rreth anulimit të Festivalit. Festivali u bë i ditur se u anulua për shkak të vonesave në dhënien e pronës për shfrytëzim në Bërnicë. Ai u shpreh i dëshpëruar, teksa shton se vlera e publicitetit ndërkombëtar të krijuar vetëm nga edicioni i fundit ka qenë rreth 23 milionë euro si dobi direkte për imazhin e shtetit, mbi 10 milionë euro për ekonominë e kryeqytetit si dhe promovim i vlerave më të mira të kulturës.
Lajmi është konfirmuar edhe në faqen zyrtare të Festivalit në Instagram, ku shkruhet:
“E njëjtat data, e njëjta përvojë e bukur, vendndodhja e ndryshme!
Këtë gusht (për shkak të vonesave nga autoritetet në sigurimin e licencave të nevojshme për vendndodhjen), jemi të detyruar të shkojmë në Tiranë.
Ne duam të informojmë të gjithë ata që kanë blerë bileta se biletat e tyre janë të vlefshme për Sunny Hill Festival 2022 – Tirana Edition, ndërsa ata që nuk mund të marrin pjesë në Festivalin në Tiranë, do të mund të rimbursojnë biletat e tyre. (Dritarja e rimbursimit do të hapet nga 1 korriku deri më 15 korrik. Më shumë detaje dhe udhëzime do të jepen në ditët në vijim.)
Tiranë,po vijmë!”