Këtë muaj ka qenë muaji i shpërthimeve të projekteve muzikore të artistëve shqiptar, duke u pregatitur të nisin turin veror.Të gjithë artistët po promovojnë këngët dhe gara po duket shumë e ashpër.
Në pak ditë kemi disa këngë që po shndërrohen në hite por projekti i fundit i Noizy me Loredanën po thyen rrjetin. Disa më parë Noizy postoi në stoty e tij që për 24 orë, bashkëpunimi me Loredanën arriti 3 milion klikime. Një çmënduri!
Por kjo shifër nuk po ndalet orë më vonë kënga ka arritur plot 4 milion e 141 mijë klikime. Mesa duket luftën e klikimeve po e zotërojnë të dy artistët me hitin “Heart Attack”.