Bora Zemani po shijon akoma vëmëndjen e famës që i erdhi si furtunë. Pas moderimit të Përputhen akoma më shumë zhurmë mori prej të dashurit të saj Donald Veshaj.
Edhe pse rikthimin e tyre nuk e kanë bërë akoma publike prapë moderatorja ka vëmëndjen e të gjithve. Me siguri ribashkimin po e ruajnë për ndonjë projekt që të sigurojnë suksesin e rradhës.
Përgjatë këtyre ditëve prezantuesja ka ndarë me ndjekësit foto apo video të ndryshme nga vendi ku ka nisur pushimet. Së fundmi në llogarinë e saj Bora ka postuar disa foto duke pozuar me bikini teksa i nxirrnin në pah dhe linjat e saj trupore dhe sigurisht për të reklamuar linjën e saj të rrobave të banjës.
Fotot kanë marrë komente të shumta pozitive, por ato çka ranë më së shumti në sy ishin tatuazhet që kishte ekspozuar moderatorja.
Me sa duket Bora po kalon kohë vetëm me familjen e saj por Donald Veshajn nuk e shohim gjëkundi. Ai momentalisht ndodhet në Tiranë duke u marrë me programin e tij por nuk i dihet nëse në vijim edhe aktori do t’i bashkohet moderatores në Turqi.