Sunday, November 24, 2024
spot_img

Telenovelat që “çmendën” shqiptarët!

- Advertisement -..

Për ty

Të gjithë i mbajmë mend Antonion dhe Marian. Dubluar në shqip, kjo telenovelë u bë në vitin 2004 tema kryesore  e të gjitha bisedave. E sot, ende mbahet mend personazhi antagonist, Coronado apo Horgiton, emër që u bë shumë popullor asokohe në vendin tonë.

Skllavja Izaura

Në fakt ky serial i ka rrënjët në vitet 80’ dhe cilësohet si seriali i parë i gjatë i ndjekur nga shqiptarët, një prodhim brazilian që i “çmendi” të gjithë. Telenovela me 100 seri bazohet në historinë e një skllaveje të bardhë dhe lidhjes me padronin e saj Leoncio, që i kthyer nga Evropa, braktis gjithçka vetëm për dashurinë për Izaurën. U rikthye në ekranet tona edhe para disa vitesh, teksa para televizorit qëndron edhe vajzat me emrin “Izaura”, inspiruar nga personazhi në serial.

Çeleste

Më vjen ndërmend dikush që e adhuronte Çelesten, në fakt më vijnë ndërmend shumë. Ajo adhurohej, e historia e saj e dashurisë me Santiagon ishte pothujase një mrekulli. Ende sot mes bisedash përmendet personazhi ikonë i telenovelës argjentinase.

Kloni

Në vitet 2004-2005 nuk flitej për asgjë tjetër përveç asaj, Zhades. Drama, filozofi, sakrficë, dhunë, zakone, shkencë, gjithçka në një serial. Zhade, një personazh që vështirë se mund të harrohet. Epo nuk harrojmë as bizhuteritë e famshme që mezi prisnim të blinim duke dashur ti ngjanim aktores.

Rubi

Vajza ambicioze që nuk ndalej para asgjëje i gozhdonte të gjithë para televizorit. Në kohë rekord të gjithë u çmendën pas brunes me bukuri përrallore. Me aktorët më të mirë të asaj kohe, “Ruby” u bë telenovela më e ndjekur në vetëm pak kohë. Vite më pas u risoll në versionin “Teresa”, gjithashtu serial që u prit nga shqiptarët.

Gruaja e Judës

Cilësohet si një nga telenovelat më të pëlqyera në Shqipëri. Një sekret i errët që lidhte 6 mike të ngushta. Intriga, të fshehta, vrasje, burgosje dhe ajo veshja e gjakosur që vështirë se do ta harrojmë ndonjëherë. Sa netë kemi fjetur me dritë ndezur mos Gruaja e Judës do të na shfaqej në dhomë.

Gumus

Kaluam në telenovelat turke, dhe mbani shamitë në duar. Nga historitë me “fund të lumtur”, në dramat familjare dhe një dyzinë me lot. Gumus dhe Mehmet pushtuan ekranin, me lidhje-zgjidhjet që na gozhdonin para ekranit. Epo filloi epoka turke.

Ezel

Të gjithë e kemi parë së paku një seri të serialit turk “Ezel”. Personazhet dhe intrigat na mbanin para ekranit çdo ditë, në përpjekje për të mos qarë, por ishte e pamundur.

Sulejmani i Madhërishëm

Nëse nuk ke parë serialin, për Hyrremin padyshim ke dëgjuar. Unaza me gurin jeshil u bë tema kryesore e vajzave dhe grave, por natyrisht makthi i djemve dhe burrave. U çmendëm të gjithë pas Hyrremit, e cila tërhoqi këmbën zvarrë për disa seriale të tjera të këtij lloji, ku përmendim “Kosem”.

Bidai

Nuk mund të lëmë pa përmendur telenovelën indiane, “Bidai”. Sadna dhe Aleku u bënë praktikisht 2 pjestarë të tjerë të familjes tonë për disa muaj me radhë. Në mos keni mbajtur zi, e di që dhe ju që po  e lexoni keni qarë kur Sadna vdiq. Disa televizorë nuk u ndezën për ditë me radhë pas vdekjes së saj.

Ertugrul

Kur nuk kisha parë asnjë seri të “Ertugrul” (ende nuk e kam përfunduar një të tillë), ndihesha çuditshëm në rrethin shoqëror, sepse një një tri tema ishte ky emër. Ende ndihem çuditshëm por tani mesa duket ka ardhur Osmani në vend të Ertugrulit.

Këto janë vetëm disa prej telenovelave të transmetuara në vendin tonë, që janë pëlqyer shumë. Natyrisht ka dhe shumë të tjera.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X