Friday, November 1, 2024
spot_img

Einxhel dhe DJ Dagz po bëhen prindër? Ja detaji që më pas u fshi nga ajo…

- Advertisement -..

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë njëri nga çiftet e krijuara brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania.

Lidhja e tyre po ecën për mrekulli edhe pas daljes dhe kjo shihet qartë edhe nga udhëtimet e tyre dhe koha që kalojnë me njëri-tjetrin.

Ditën e sotme Dj feston ditëlindjen e tij të 30-të dhe padyshim që nuk do të mungonte një dedikim nga Einxhel.

Prezantuesja hapi zemrën si kurrë më parë duke shprehur ndjenjat për partnerin e saj dhe ne na u bënë sytë zemra.

Mes të tjerash, në fund të urimit moderatorja shkroi në gjuhën angleze “Ne të duam ty”, duke ngritur kështu dyshimet për një shtatzëni të mundshme të saj.

Pikërisht kjo pjesë iu ka rënë në sy disa fansave me sy të mbrehtë, të cilën nuk kanë hezituar që ta publikojnë atë në rrjetin social Twitter.

Një tjetër detaj që përforcon dyshimet për shtatzëni, është në replikën e një komenti ndaj kunatës së saj (motrës së Dagzit), Enxhel shkruan ndër të tjerash: “Kuni, jam shumë emocionale këto ditë sa që s’mund të mbahem. Zemra ime është plot me dashuri për ju dhe jam e lumtur të gëzojmë të gjithë bashkë një kapitull të ri të njeriut që duam aq shumë e na bëri një familje bashkë”.

Dhe ndërkohë, Einxhel publikoi një tjetër urim për Dagzit në InstaStory, ku shkruante: “Dhe më e mira është rrugës për të ardhur”.

Por për një arsye të panjohur, Einxhel më pas e editoi pjesën ku shkruante “Ne të duam” në urimin e saj, duke e lënë thjeshtë “Të duam”.

Të gjitha këto indikacione kanë çuar fansat në hamendësimin se Dagz dhe Einxhel mund të jenë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X