Për dy sezone rresht, Bora Zemani me shumë sukses ka prezantuar emisionin e dashurisë “Për’puthen”.
Mirëpo këtij roli të Zemanit i ka ardhur fundi meqenëse është konfirmuar se ajo të prezantojë një tjetër emision.
Tani kanë nisur thashetheme se kush do të prezantojë sezonin e ri të “Për’puthen” – nëse do të ketë një të tillë.
Një nga emrat e përfolur është moderatorja shumë e njohur Fjoralba Ponari. Në bashkëbisedim në Instagram një nga ndjekësit e pyeti se nëse ajo do të jetë prezantuesja e re.
Ponari në përgjigje ka mohuar se do të prezantojë emisionin e dashurisë duke thënë vetëm “Jo”.