Modelja e njohur Adrola Duashi ka folur hapur në lidhje me momentet e saj të vështira në jetë.
Adrola teksa ka ripostuar një faqe të huaj duket se ka rënë dakord për ndikimin që kanë traumat në jetën e njerëzve.
Së fundmi modelja ka ripostuar në Instastory një shkrim që flet për traumat që njerëzit kalojnë në jtë. Mes të tjerash në postim thuhet: “Trauma të bëri më të fortë.” Jo. Traumat më lanë të traumatizuar. Më bëri të jem e dobët, të kem shumë netë pa gjumë dhe të humb memorien. Më dha ndjesi që nuk i doja. E bëra veten më të fortë duke e nxjerrë nga një vend të errët dhe duke mbajtur pasojat që nuk ishin faji im.”
Kujtojmë se në një intervistë virtuale në Instagram të realizuar pak kohë më parë modelja foli edhe për vështirësitë që ka kaluar në jetë.
“A ke pas rast që je dorëzuar ndonjëherë dhe s’ke pasur më shpresa?”– ishte pyetja e ndjekësit, të cilit modelja iu përgjigj duke shkruar: “Ka patur raste kur jam ndierë që gjithçka u përmbys dhe është ndjesi më e keqe. Por, sigurisht që çdo gjë është kalimtare në jetë. Kur ti del nga ajo “errësirë” e rishesh sa e bukur është bota e sa shumë gjëra ken ë jetë për t’u niderë e bekuar dhe më pas gjithçka merr vlerën e duhur.”