Pasditen e djeshme, i ftuar në programin “Ditë pas dite” në Radio Televizionin Shqiptar ishte mjeshtri i humorit Agon Llakaj. Në një intervistë të rrallë përballë Fjodora Fjorës, artisti ndau detaje nga jeta e tij private, fëmijëria dhe profesioni.
Për vite me rradhë ai na ka dhuruar pafund të qeshura me rolet e tij. Por pas asaj buzëqeshje që ja kemi parë gjithmonë në fytyrë, fshihet edhe një Agron emocional dhe shumë i ndjeshëm kur bëhet fjalë për njerëzit që do.
I pyetur nga Fjodora se cili ka qenë momenti më i vështirë që ai ka përjetuar në jetën e tij, i përlotur, Agroni kujtoi motrën e tij të ndjerë.
“Vitin e kaluar në muajin nëntor më vdiq motra e madhe, në moshën 65 vjeçare për shkak të Covid19. Ishte periudha më e vështirë në jetën time. Dy ditë pas vdekjes së motrës dola në skenë për të dhuruar të qeshura. Me dukej sikur Zoti me vendosi në tel të provës se sa mbaja”, tregoi aktori me zërin që i dridhej e sytë e mbushur me lot.
Pavarësisht gjithçkaje, falë mbështetjes së familjarëve, dashurisë së publikut dhe pasionit për punën, Agroni nuk ndaloi kurrë së na dhuruari të qeshura.