Sunday, September 22, 2024
spot_img

Aktorja e famshme konfirmohet si prezantuesja e MTV Movie & TV Awards 2022

- Advertisement -..

Vanessa Hudgens do të jetë prezantuesja e MTV Movie & TV Awards 2022, u zbulua të hënën.

Ngjarja do të zhvillohet në Barker Hangar në Los Angeles të dielën, më 5 qershor.

Këtë vit, “MTV Movie & TV Awards dhe Movie & TV Awards:UNSCRIPTED”, do të transmetohen tani si një ngjarje për një natë të vetme.

Aktorja që së fundmi u shfaq përkrah Andrew Garfield në Lin-Manuel Miranda’s “Tick, Tick … Boom!” do të prezantojë ceremoninë, duke transmetuar drejtpërdrejt nga Barker Hangar.

Hudgens, e cila interpretoi si aktore në “High School Musical”, është gjithashtu e njohur për rolet e saj në “Spring Breakers”, “Second Act”, “The Princess Switch”, “The Knight Before Christmas” dhe “Bad Boys for Life”.

Hudgens luaji në një seri filmash që kanë befasuar audiencën duke përfshirë ‘Frozen Ground’, me regji të Scott Walker.

Hudgens portretizoi viktimën e jetës reale që ndihmoi në zgjidhjen e rastit të një vrasësi serial në Alaskë.

Vanessa luajti përkrah James Franco dhe Selena Gomez në një nga filmat më të përfolur të vitit 2013, ‘Spring Breakers’.

Filmi, i drejtuar nga regjisorja kontroverse Harmony Korine, u shfaq premierë në Festivalet e Filmit të Venecias dhe Torontos.

Në dramën “Gimme Shelter”, me regji të Ron Krauss, Hudgens luan një adoleshente shtatzënë dhe të pastrehë. Për këtë film, bazuar në një histori të vërtetë, Vanessa kaloi dy javë duke jetuar në një strehë për të pastrehët duke bërë kërkime për personazhin e saj.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X