Friday, November 1, 2024
spot_img

Alban Bushi bën dedikimin prekës për prindërit që humbën jetën tragjikisht në Greqi

- Advertisement -..

Trajneri i ‘Shpresave’, Alban Bushi humbi dy prindërit në një aksident tragjik në Greqi.

Ali dhe Bukurije Bushi vdiqën tragjikisht pasi makina e tyre u përplas me një makinë me targa greke. Ditën e sotme Bushi ka bërë një postim prekës, ku duket se lamtumira është shumë më e vështirë, edhe për nga mënyra se si ndodhi ngjarja.

Postimi i Bushit: Mënyra për ta pranuar një humbje është e lidhur me mënyrën sesi ka ardhur. Një vdekje e ardhur nga shkaqe natyrale është e dhimbshme, por është ulëritëse kur vjen për shkak të një aksidenti. Nuk di sa forcë duhet për të përballuar veten që rri para jush, si dëshmitar i pafuqisë ekstreme për të ndryshuar atë ç’ka ndodhur. Madje dhe kur fatmirësisht vjen një kujtim i mirë, s’ke fuqi as për britmë lumturie, por zëvendëson një palë lot me të tjerë. Sot dhimbshëm mora orat që kane punuar në pulsat e zemrave tuaja, aq me formë dhe vlerë në orë të pafundme pa formë që kur ai aksident me një përplasje ju hoqi fillin e jetës. Deri në përqafimet tona të ardhshme, ju dua pafundësisht, përjetësisht dhe përtej.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X