Angela Martini dhe bashkëkorti ti saj rumun, Dragos Savulescu, prej muajsh tashmë janë bërë prindër për herë të parë.
Djali i saj Kyree erdhi në jetë nga një nënë zëvendësuese, por Angela ka treguar se që në momentin kur lindi e ka ndjerë lidhjen e fortë me të. Që pas lindjes së Kyree modelja ka ndarë shumë detaje me ndjekësit e saj në rrjetet sociale në lidhje me djalin e saj, por deri më tani nuk e kishte zbuluar asnjëherë portretin e tij.
Por së fundmi Angela Martini ka publikuar disa foto të familjes së saj në Instagram. “Portreti i lumturisë time”, shkruan ajo krahas fotove, ku zbulon për herë të parë portretin e të birit.
Ndërsa në seksionin e komenteve ajo zbulon se Kyree i ka sytë blu ashtu si nëna e saj.
Djali i tyre, Kyree lindi në 2 dhjetor 2021 nga një nënë zëvendësuese në Dallas të SHBA.