Angelina Jolie është fotografuar së bashku me vajzën e saj Shiloh në një koncert të grupit Maneskin Romë të shtunën.
Aktorja, 47- vjeç, u pa duke buzëqeshur teksa pa fituesit e Eurovision Song Contest 2021 duke performuar në premierën botërore të turneut Loud Kids të grupit në Circo Massimo në kryeqytetin italian.
Ylli i Hollivudit, u pa duke qëndruar pranë Shiloh, 16- vjeç, teksa dyshja këndonin së bashku këngët e grupit.
Dyshja ishin të veshura në të zeza, duke u përzier në turmën e fansave të grupit.
Që nga fitorja e tyre në Eurovizion vitin e kaluar, Maneskin janë bërë mega yje global – duke u shfaqur në shfaqje si Saturday Night Live dhe The Tonight Show me protagonist Jimmy Fallon në SHBA.
Angelina ka qenë në Romë për të punuar, teksa është regjisore në filmin e ardhshëm “Without Blood”.
Ylli është parë në rrugët e qytetit me kastin dhe ekipin e saj, i cili përfshin aktoren Salma Hayek.