Arbana Osmani është një nga moderatoret më të mira dhe më të dashura për publikun shqiptar. Ajo ka prezantuar emisionin të ndryshme dhe është prej vitesh tashmë pjesë e ekranit.
Por një status i publikuar së fundmi nga vetë moderatorja po bën lëmsh rrjetin teksa ka zbuluar edhe një talent tjetër që ka.
Fillimisht ajo publikoi një video në profilin e saj në Instagram, ku kishte bërë një kolazh të të gjitha momenteve më të bukura me familjen e saj, partnerin Eduart Grishaj, dhe dy djemtë, Joni dhe Dielli.
“Pranverë-vera jonë. Dhe unë që po bëhem një pro (mjeshtre) në reels këto ditë”- ka shkruar Arbana krahas videos.
Megjithatë mbishkrimi që i ka vendosur videos kur e ka shpërndarë në Instastory është krejtësisht ndryshe.
“Do e lë prezantimin dhe do filloj montazhin shumë shpejt”– shkruan Arbana shoqëruar me një emoji duke i bërë lëmsh të gjithë.