Saturday, November 23, 2024
spot_img

Arbana Osmani shpreh hapur mendimin rreth “tradhëtisë” që ndodhi në Librazhd

- Advertisement -..

Pas një muaji mjaft aktiv me pushime, Arbana Osmani ka gjetur kohë edhe për ndjekësit e saj të shumtë dhe ka zhvilluar një bisedë më to në rrjetet sociale.

Mes pyetjeve të shumta për jetën private, ndjekësit ishin kurioz edhe për mendimin e saj për rastin e tradhtisë në Librazhd, ku nusja u kap “mat” nga vjehrri dhe vjehrra teksa kryente tradhti ndaj bashkëshortit të saj që jetonte jashtë vendit.

Arbana ka dhënë mendimin e saj:

“Një nga ato raste kur të vjen keq që rrit fëmijët në këtë vend. Aq më tepër me këto media që i dhanë kaq shumë hapësirë. Turp.”, shkruan Arbana.

Një ndjekëse tjeter e pyeti moderatoren se cili ka qenë tranzicioni apo ndryshimi më i vështirë në jetën e saj, fëmija i parë apo fëmija i dytë e në vazhdim. Ndërsa Arbana është përgjigjur duke cituar fjalët e partnerit të saj Eduard Grishaj. Për të është njësoj si të ketë një apo më shumë fëmijë ndërsa për moderatoren, fëmija i parë ka sjellë shumë ndryshim në jetën e saj.

“Edi thotë si dy, si 4, si 5 njësoj janë. Por nuk i vë ai në gjumë të kuptohemi. As nuk i shikon kur duhet të bëjnë vaksinat a të marrin mjekim. 0-1 ka qenë tranizicion shumë i madh për mua. Mendova se isha e përgatitur për atë por kuptova se të gjithë librat që kisha lexuar për shtatzëninë ndihmuan pak për asgjë”- shkruan moderatorja.

Arbana Osmani dhe Eduart Grushaj janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Moderatorja nuk ka zbuluar nëse është në pritje të një djali apo një vajze, ndërsa fëmija i parë është djalë dhe e kanë pagëzuar me emrin Diell. Moderatorja ka dhe një djalë nga martesa e parë që e ka pagëzuar me emrin Jon.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X