Fansat e Beyoncé janë duke pritur në një rradhë të gjatë pasi faqja e O2 për biletat e turneut u bllokua përpara se shitja të dilte drejtpërdrejt.
Këngëtarja 41 vjeçare shkaktoi një furi kur njoftoi turenun e saj Renaissance 2023 i pari në shtatë vjet, me vendndodhjet e konfirmuara dje, duke përfshirë Cardiff, Sunderland dhe dy takime në Londër. Megjithatë, kjo zhurmë kaq e madhe e shkaktuar nga fansat, që shpresonin të blinin bileta para-shitëse në website-n “O2 Priority”, prishën faqen e internetit përpara se shitja të dilte drejtpërdrejt sot në orën 10:00.
Fansat shkuan në Twitter për të shprehur zhgënjimin e tyre, me një person që shkroi: Oh Zot 10 minuta para se O2 të publikojë biletat për koncertin e Beyoncé-s dhe aplikacioni e faqja e internetit janë bllokuar. Ajo do të nisë turneun e saj në Evropë duke udhëtuar në Stokholm më 10 maj dhe më pas në Bruksel përpara se të shkojë në Mbretërinë e Bashkuar.
Ajo do të nisë turneun e Amerikës së Veriut më 12 korrik në Filadelfia, me ndalesa të mëvonshme në qytete duke përfshirë Chicago, Boston, Atlanta, Miami, Hjuston, Las Vegas, Los Angeles, New Orleans dhe më shumë. Turneu i “Renaissance” shënon shtrirjen e parë të zgjatur të Beyonce në rrugë që nga turneu “On the Run”, i cili bëri 48 ndalesa në të gjithë Amerikën e Veriut dhe Evropë në vitin 2018. Këto shfaqje u vazhduan nga performanca e këngëtares në Coachella, e cila u shfaq edhe si film në Netflix, i quajtur “Homecoming”.