Prej kohësh përflitet për ribashkimin e tyre, çdo postim në rrjetet sociale i Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ndiqet me vëmendje të madhe për të kapur çdo detaj.
Aktori i humorit postoi një ‘selfie’ para disa ditësh, krahas së cilit: “Ëëëë mirë mos e vrit mendjen”. Duke qenë se postimi i tij erdhi pas ironisë së moderatorit Flori Gjini, i cili rikrijoi momentin e deklaratës së Bora Zemanit kur aktori ishte në “Big Brother VIP”, u mor si një kundërpërgjgje ndaj tij.
Por Bora Zemani trazoi përsëri ujërat me një postim të bërë së fundmi. Moderatorja postoi një video në TikTok ku ka sinkronizuar buzët me një pjesë të një filmi të vjetër shqiptar ku thuhet: “Po për kokën time e vrava mendjen unë”