Pasi shijoi disa ditë pushime në Turqi së bashku me djalin e saj, Bora Zemani po i dedikon pak kohë vetes duke u marrë me sport.
Moderatorja, e cila tashmë është kthyer në një nga personazhet më të përfolur për shkak të jetës së saj private, ka publikuar një video në Instastory. Ajo shihet teksa po bën një ushtrim në palestër ndërsa personi që e shoqëron është djali i saj Arbori. Duket se Bora po bën një ushtrim të vështirë në palestër, por djali i saj “i ka ardhur në ndihmë.”
“Arbori e ndien dhimbjen e mamit prandaj po numëron shpejt”- shkruan Bora karahas videos, shoqëruar me të qeshura.
Moderatorja nuk nguron të ndajë herë pas here me publikun momentet e bukura që kalon me djalin e saj, i cili ka rrëmbyer zemrat e shumë ndjekësve me ëmbëlsinë e tij.