Në videon e fundit të Bora Zemanit gjithë vëmendjen e ka marrë komenti i Ardit Çunit.
Moderatorja ka realizuar një video me një prej trendeve më të famshme të TikTok, atë me këngën e Bruno Mars “Leave the door open”. Për ata që nuk janë shumë të informuar nga TikTok, kjo këngë përdoret zakonisht në video ku njerëzit shfaqen duke folur në celular për të shprehur xhelozinë në çift, marrëdhënie shoqërore, apo edhe marrëdhënie prind-fëmijë. “Çfarë po bën, ku je? Oh, ke plane?”- nis trendi me fjalët e Bruno Mars dhe më pas personi që po realizon videon përdor një ton më të ashpër duke thënë: “Ku? Ku ke qenë? Me kë?”