Dita e djeshme, data 12 korrik ka përkuar me ditëlindjen e Ajkës.
Vajza e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj ka festuar 4-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë për të voglën e tyre nuk munguan as urimet më të ndjera nga mami Xhensila dhe babai Besi. Përpos kësaj çifti i artistëve kanë organizuar edhe një festë madhështore për të përmbyllur siç duhet ditëlindjen e katërt të vajzës së tyre.
Bota nënujore e sjellur në tokë. Ky ishte koncepti i ditëlindjes së Ajkës, ku mbizotëronte imazhi i sirenave, madje dhe vetë Ajka ishte e veshur si një e tillë.
Në videot e postuar nga Besi dhe Xhensila në Instagram përpos atmosferës së hareshme, bien ë sy një moment kur vajza e tyre e vogël këndon këngët hit që këngëtarët i kanë kushtuar njëri tjetrit. Ajka dëgjohet duke kënduar “Çelsi i Zemrës” dhe “Skifterja Ime”, dedikime këto që Xhensila dhe Besi ia bënë njëri tjetrit para se të martoheshin.